10 May 2020

Beteja për të mbajtur zonat e mbrojtura shqipëtare, akoma të mbrojtura

Pas një fitore të menjëhershme për të mbrojtur një Park Kombëtar nga zhvillime jo të qëndrueshme, i gjithë sistemi i zonave të mbrojtura në Shqipëri u rrezikua. Ja se si një koalicion lokal i OJQ-ve e vlerësoi këtë.

Photo description: Në Shqipëri gjindet e vetmja zone e çiftëzimit të Pelikanit Dalmatik përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut © Taulant Bino
By Tilen Basle

Plazhet mund të mos jenë gjëja e parë që të bie në mend kur mendojmë për Shqipërinë, por megjithëkëtë vendi krenohet me disa nga shtrirjet e fundit të vijës bregdetare akoma të pacenuar të Adriatikut: kilometra brigje pa ndonjë resort turistik apo me ndonjë person që frekuenton plazhin për rrezitje. Vetëm peshkatarë të rastit, një lopë a dy, dhe disa Ploga pikaloshe Charadrius dubius duke vrapuar përgjatë bregut. Disa pjesë të bregdetit shqiptar janë shtëpia e një ansambli të mrekullueshëm të biodiversitetit që ka jetuar në harmoni me njerëzit për shumë shekuj. Por, ndërsa është e pasur me natyrë, Shqipëria nuk është aq e pasur ekonomikisht. Vendi zhvillohet dhe aspiron anëtarësimin në BE, po a do mund të mbrohen brigjet e saj të pacenueshme nga dëmtimi i pakthyeshëm që shihet në shtetet fqinje të Ballkanit?

Një vend i tillë është Parku Kombëtar Divjaka-Karavasta, shtëpi për më shumë se 260 specie zogjsh - 18 prej të cilave janë të kërcënuara globalisht – si dhe vendndalim për shumë shpend migrues dhe prej atyre ujorë që dimërojnë çdo vit. Një koloni e Pelikanëve Dalmat Pelecanus crispus (Pranë statusit të species në kërcënim) gjithashtu e gjen shtëpinë e saj në lagunë - vendi i vetëm i mbarështimit bregdetar për speciet përgjatë bregdetit të Adriatikut. Rishtazi, kjo strehë e sigurt u vu nën sulm serioz nga një investitor privat, Mabetex Group, kur së bashku me autoritetet publike, zbuluan një plan për të ndërtuar një "qytet të ri turistik" brenda hapësirave të Divjakës-Karavasta. Përderisa zhvillimi i qëndrueshëm dhe ekoturizmi janë të rëndësishëm për Shqipërinë, nuk duhet shumë për të kuptuar se lloji i resortit të propozuar nuk përket pranë një kolonie të rëndësishme të pelikanëve në një Park Kombëtar.

Pamje nga ajri i ishujve të mbarështimit të Pelikanit në Divjakë ©  Arian Koci

Fatmirsisht, një koalicion i OJQ-ve i udhëhequr nga Albanian Ornithological Society (AOS) shpejt ngritën shqetësimet e tyre dhe hynë në një betejë të gjatë e rraskapitëse, të mbështetur me grante nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF)*. Nëntori 2019 solli fitoren, kur Këshilli i Investimeve Strategjike në Shqipëri vendosi të refuzojë propozimin e Mabetex - një moment i rëndësishëm për ruajtjen e natyrës dhe sektorin joqeveritar në Shqipëri. Sidoqoftë, festimet nuk zgjatën edhe aq shumë pasi që kërcënime e reja u shfaqën në horizont.

Në të njëjtën kohë, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit iniciuan një proces të brendshëm për të rishikuar rrjetin e zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Ky rishikim i propozuar doli të ishte kërcënimi më i madh për natyrën në të gjithë Ballkanin: me një rrëshqitje të një lapsi, zonat e mbrojtura bregdetare do të zvogëloheshin me të paktën 22%."Ky akt do të zhbënte më shumë se 15 vjet punë shkencore dhe konservimi në zonat e mbrojtura të Shqipërisë", thotë Borut Rubinič, Zyrtar i Programit të CEPF për Ballkanin. "Zonat bregdetare do të goditen më shumë, disa përballen me një ulje prej gati 40%". Ishte e qartë se investimet nga jashtë dhe interesat ekonomike ishin duke nxitur shtytjen për të kërkuar natyrën e pacenuar për çmimin e zhvillimit të paqëndrueshëm. "Për koalicionin e OJQ-ve, rishikimi i zonave të mbrojtura duket se është thjesht një justifikim për t'i realizuar ato investime", thotë Taulant Bino, president i AOS.

Konservatorët e natyrës nuk u mjatuan me arritjet e tyre, por u ngritën përsëri, këtë herë duke formuar një koalicion prej 21 OJQ-ve që i kujtuan Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit angazhimin e qeverisë së tij për të mbrojtur zonat ekzistuese të mbrojtura."Versioni i fundit i kufijve të rishikuar të zonave të mbrojtura bregdetare tregon vërtet një përmirësim: tani vetëm një ulje prej 5% krahasuar me 22%", thotë Besjana Sevo, menaxhere e projekteve, AOS."Ky është një hap i parë i mirë e koalicioni ynë i OJQ-ve mbetet i përkushtuar në ruajtjen e habitateve të rëndësishme bregdetare që janë ende nën rrezik nga ky rishikim si dhe nga kërcënimet tjera."

Laguna e Nartës, një ligatinë tjetër vitale, e rrezikuar me zhdukje nga një aeroport ©  Xherri Xhemal / PPNEA

Një ligatinë tjetër e rëndësishme bregdetare shqiptare është gjithashtu nën kërcënim. Pjesë e zonës më të madhe të mbrojtur Vjore-Narte, Laguna e Nartës është një vend mahnitës, pjesë e Zonave me rëndësi të madhe të biodiversitetit (KBA) të pasura me jetën detare, përfshirë Fokën e Mesdheut (e rrezikuar për zhdukje), me specie të ndryshme bimore dhe me ‘vende aterimi’ dhe rifurnizimi për shpendët e ujit - jo aeroplanët. Qeveria shqiptare vazhdon të bëjë presion për ndërtimin e një aeroporti këtu, pavartëisht dështimit që kishte pësuar në vitin e kaluar dhe koordinimin e kundërshtimit nga OJQ-të.

"Ndërtimi i një aeroporti në një zonë me një prani kaq të madhe të llojeve të shpendëve do të ishte shkatërruese," thotë Xherri Xhemal, nga Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). "I gjithë ekosistemi i Vjore-Narte gjithashtu do të preket. ’Eshtë një shkelje e qartë e standardeve rregullatore dhe ligjore në zonat e mbrojtura."

Mos të harrojmë ligatinat e goditura më rëndë janë ato me rëndësi ndërkombëtare – si pikat e mbrojtura me konventën Ramsar, IBA-të, KBA-të e përmendura më lartë, vendet kandidate të Emeralt, si dhe pika tjera kandidate potenciale për Natura 2000. "Nëse Shqipëria me të vërtetë dëshiron të fillojë negociatat për pranimin në BE, ajo duhet të shikojë tek fqinji i saj, Mali i Zi", thotë Rubinič. ‘Mbrojtja e Zonave të pasura me kristale të kripës (Salina) të Ulqinit’ ishte një kusht i BE-së për të filluar procesin e negociatave. Shqipëria duhet të presë të njëjtën gjë dhe të fillojë të mendojë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e saj që janë jashtëzakonisht të pasura me biodiversitet të mbrojtur."

Konservatorët e natyrës në Shqipëri fituan një seri betejash shumë të rëndësishme, por ata nuk e kanë fituar ende luftën. Kërcënimet akoma rriten për zonat e mbrojtura në Shqipëri, pasi ka organe qeveritare që kanë autoritet mbi Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe vendimet e saj - por përgjigja e OJQ-ve po rritet gjithashtu.



Si pjesë e serive tona nga ‘Mësimet e Mësuara’ si mjet për të shkëmbyer këshilla nga organizatat e shoqërisë civile, këtu mund t’i gjeni disa njohuri nga Taulant Bino, President i Shoqërisë Ornitologjike Shqiptare:

Projekti juaj po adreson një problem të rëndësishëm konservimi. Cfarë ju frymëzoi për të gjetur një zgjidhje? 

Parku Kombëtar Divjaka-Karavasta është vendi që dua më së shumti. Jam rritur duke vlerësuar pasurinë e saj të biodiversitetit, peizazhin e saj, njerëzit dhe mënyrën tradicionale të jetesës. E dua çdo sezonë: dimëra me mijëra shpend uji, pranverë dhe verë me shumë zogj në faze mbarështimi (përfshirë Pelikanin madhështor dalmat, të cilin unë e kam monitoruar që nga vitet 90), dhe vjeshtën kur tufa të mëdha përdorin çdo cep. Pasuria e ligatinave të Shqipërisë, biodiversiteti i tillë, ofron shërbime të mëdha për njerëzit - ruajtja është një domosdoshmëri.
Kur Divjaka-Karavasta u kërcënua, vendimi ynë ishte i qartë: "Nuk duhet të ketë kompromis me humbjen e ligatinës, pavarësisht nga kostoja!" Ndërsa humbja e habitatit do të thotë të humbasësh gjithçka. Dhe nëse Shqipëria do të humbiste këtë park, fortesën e biodiversitetit në vend, për një zhvillim kaq të paqëndrueshëm, atëherë çdo vend tjetër ligatinor mund të humbet lehtësisht nga projektet ose planet e tjera të paqëndrueshme.

Gjithashtu, CZIP (BirdLife – Mali i Zi), të cilët ishin të suksesshëm në parandalimin e humbjes së Zonave të mbrojtura të kristaleve të kripës nga planet e paqëndrueshme të turizmit, ndanë përvojën e tyre në forume publike të organizuara në Shqipëri dhe të gjithë ne mësuam shumë.

Na tregoni një mësim të madh që keni mësuar nga ky projekt.

Shqipëria është një vend ku demokracia njihej vetëm nga fillimi i viteve '90. Prandaj, OJQ-të kombëtare shpesh pasqyrojnë në sjelljen e tyre mbetjet e së kaluarës diktatoriale; ato shpesh kanë frikë të përballen me qeverinë pasi qeveria mund të jetë e gjithëfuqishme.

Por kjo nuk duhet të ndalojë OJQ-të të luftojnë për kauzën e duhur. Sa më të hapur të jenë ato, aq më shumë njerëz mblidhen rreth tyre, aq më të fortë dhe më të respektueshme bëhen. Ndërtimi i sinergjive mes OJQ-ve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare e bën shkakun edhe më të fortë, e në këtë mënyrë institucionet vendimmarrëse janë të detyruara të na dëgjojnë mendimin tonë. Koalicioni i madh i OJQ-ve që formuam bashkoi të gjitha forcat tona. Ne ishim krijues, të dukshëm, kishim zë të lartë, të hapur me media dhe shumë aktiv në rrjetet sociale.

Duke pasur parasysh përvojën tuaj të punuar në këtë projekt, çfarë këshillash do të keni për një tjetër konservator të natyrës në Mesdhe, i/e cili/a sapo ka filluar?

Jini të sinqertë, jini të drejtë, tregohuni të hapur! Bashkëpunoni me të tjerët dhe kanalizoni këtë mbështetje në mënyrën e duhur. Jini proaktiv dhe mos pushoni sepse ‘armiku nuk fle kurrë’. Një nga përkrahësit tanë tha: "Synoni lartë, goditni një herë dhe goditni sa më shumë të mundeni." Ne e interpretuam atë si synim të institucioneve të larta vendimmarrëse, përqendrimit dhe sigurimit të argumenteve të forta. Mbase ishte strategjia e duhur!